2 vite jetesë me Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu rrëfen momentet më të vështira

Shqipëria kaloi kohë vështira pandemi, dhe sot bëhet dy vite që nga zbulimi i rasteve të para, ndaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e konsideron të fituar luftën me koronavirusin. Meritat ua dedikon mjekëve të parëve, por edhe qytetarëve.

“Nuk besoj që këtu është vendi dhe momenti për të vendosur nota, por ajo që është e rëndësishme është mënyra si jemi përgjigjur dhe ajo që qytetarët kanë perceptuar e jetuar vetë. Betejën e kanë fituar qytetarët”.

Në një intervistë për A2 CNN, Ogerta Manastirliu rrëfen disa nga momentet e saj më të vështira. Menaxhimi i dy pacientëve zero me koronavirus nuk ishte i lehtë në fillimet e pandemisë. Më të rënda ishin lajmet që vinin nga infektivi dhe spitale të tjera për vdekjet nga Covidi edhe në radhët e mjekëve.

“Humbja e jetës së kolegëve tanë; mjekë e infermierë kanë qenë disa momente të tilla që na kanë bërë të ndihemi keq dhe të punojmë akoma më shumë”.

Tashmë që periudha më e vështirë e pandemisë ka kaluar, ministrja Manastirliu ia njeh si sukses vetes dhe qeverise menaxhimin pandemisë së koronavirusit. Për opozitën vijon të ketë të njëjtin qëndrim, atë të mos bashkëpunimit edhe në ditët më të vështira.

“Të flasësh nga fronti i divanit dhe Facebooku-t e sheh me ngjyra të tjera dhe kur je në front është diçka tjetër. Opozita ka të drejtë të kritikojë dhe ato janë marrë parasysh kurse akuzat janë turpi i atyre që i bëjnë”.

Ndërsa valët e covid-19 shkonin dhe vinin, në popullatë u krijua perceptimi se vendimet e ekspertëve vendoseshin nga qeveria apo nga situata ekonomike e vendit. Por ministrja e Shëndetësisë mohon në mënyrë kategorike.

SHKARKO APP