2-vjeçarja fle në karrocë prej 8-ditësh, gjyshi kërkon një çadër

Xhensila ka më shumë se sa 8 netë që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e 2-vjeçares në Manzë u trondit nga lëkundjet e tërmetit dhe është tërësisht e pabanueshme. Të gjithë anëtarët e familjes tashmë duhet të jetojnë ose në karrocë, ose në makinë. Kërkojnë vetëm një çadër. “Për momentin, pastaj të vlerësohet shtëpia”, thotë kryefamiljari Gëzim Farruku. “Ka ardhur kryeplaku i fshatit, e kanë parë edhe inxhinierët dhe kanë ikur. Për momentin nuk kanë bërë asgjë”. Shkatërrimi i shtëpisë i shtohet dramës së familjes. Djali dhe bashkëshortja e tij janë të dy me probleme mendore. “U ka dhënë Zoti një fëmijë, por fëmija do shërbimin, do një çadër për ta strehuar si duhet”, thotë Gëzimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?