20 shtrime në ditë në spitalet Covid në Shqipëri

Janë rreth 20 pacientë të prekur nga Covid-19 paraqesin forma të rënda dhe nevojën për shtrim në spital. Mjekët infeksionistë thonë se 80% e pacientëve ndodhen në gjendje të rëndë për shkak se shkojnë vonë në spital.

Mes pacientëve të shtruar dhe atyre në terapi intensive ka edhe të rinj të moshave 25-40 vjeç. Pjesa më e madhe e të shtruarve janë të pavaksinuar. Infeksionistja Esmeralda Meta tregon se si ndikon vaksina në ecurinë e pacientëve që janë të shtruar në dy spitalet Covid.

Në spitalin Covid 1 dhe 3 ndodhen të shtruar 164 pacientë, nga të cilët 20 në terapi intensive. Mes të shtruarve në spital janë edhe dy gra lehone me komplikacione nga Covidi pas lindjes. Sipas të dhënave nga mjekët deri tani nuk ka përfunduar në spital asnjë pacient i riinfektuar nga Covidi dhe as nga ata që kanë kaluar sëmundjen dhe kanë kryer edhe vaksinën.

SHKARKO APP