20% të vaksinuar në Shqipëri, synohet 1 milion brenda qershorit
Në Shqipëri, afro 20 përqind e popullsisë është vaksinuar kundër koronavirusit. Deri tani mbi 200 mijë persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid. Përgjegjësja e programit të vaksinimit Erida Nelaj thotë se vaksinimi masiv vijon në moshat mbi 60 vjeç, ndërsa është ulur fasha për kategori që kanë sëmundje specifike.
“Në vaksinim masiv ne mbetemi në moshat mbi 60 vjeç, por është ulur fasha kryesisht te vaksinimet me Pfizer. Po vaksinojmë të sëmurë me dializë, persona që kane kryer ndërhyrje, transplante apo dhe ata që kanë probleme me imunitetin”.
Për ata persona që niveli i antitrupave pas vaksinës u ka rezultuar i ulët ose zero, specialistët thonë se nuk duhet të shqetësohen. Në të gjitha rastet trupi krijon mbrojtje ndaj virusit. ”Ka patur raste që kanë dale me zero anti-trupa edhe pasi kanë kaluar Covid-19. Nuk duhet të shqetësohemi është në rastin me vaksinën. Organizmi është vënë në lëvizje për të krijuar një lloj barriere mbrojtëse”. Nga fillimi i fushatës masive të imunizimit janë kryer mbi 650 mijë vaksinime. Autoritetet synojnë që brenda qershorit numri i te vaksinuarve të shkoje në 1 milion.