20-vjeçari aksidenton disa makina në gjendje të dehur në Sarandë, arrestohet nga policia

Një 20-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet si autor i dëmtimeve të të paktën 6 automjeteve të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës ku një mjet tip BMË, që drejtohej nga 20 vjeçari A.D, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera rezultoi se është 20 vjeçari, i cili banon familjarisht në Sarandë, që nën efektin e pijeve alkoolike, ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për rrjedhojë është bërë arrestimi i A. D njëherazi është gjobitur edhe me 170 mijë lekë.

 

SHKARKO APP