20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në liqenin e Paskuqanit në Kamëz.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi S. B., 20 vjeç dyshohet se është vetëmbytur.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga policia, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?