FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori Gonzato takon Kryeipeshkvin Dodaj: BE mbështet lirinë e besimit dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me Kryeipeshkvin e Tiranë-Durrësit, Arjan Dodaj në prag të kremtimit të Pashkës për komunitetin katolik në vend. Gjatë takimit, ambasadori Gonzato vlerësoi rolin e Kishës Katolike në promovimin e vlerave evropiane dhe në forcimin e bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Kryeipeshkvin Arjan Dodaj në prag të kremtimit të Pashkës për komunitetin katolik në Shqipëri. Gjatë bisedës sonë, vlerësova rolin e Kishës Katolike në Shqipëri në promovimin e vlerave evropiane, veçanërisht te të rinjtë, si edhe në ruajtjen e harmonisë ndërfetare dhe të bashkëjetesës paqësore mes besimeve”, u shpreh Gonzato.

Ambasadori i BE-së theksoi angazhimin e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë lirinë e besimit. ”BE-ja vijon të mbështesë dhe të mbrojë lirinë e fesë apo të besimit për çdo individ, në përputhje me vlerat demokratike dhe respektin për dinjitetin njerëzor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?