20-vjeçari shqiptar përdhunoi infermieren, ja sa vite u dënua

Itali është tronditur nga ngjarja në një qendër përkujdesi, aty ku një infermiere u rrëmbye dhe më pas u përdhunua nga shqiptari 20-vjeçar. Enriges Kavalli, sipas medieve italiane gjykata e dënoi me 6 vite, por që në fund u vendos 7 vjet. Ai akuzohet për dhunë seksuale, plaçkitje, rrëmbim, plagosje dhe mbajtje armësh.

Kavalli ishte në një qendër rezidenciale për pacientë me probleme psikike, kur nën kërcënimin e një thike mori peng dy infermiere.

Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në Avexano të Italisë, ku 20-vjeçari rrëmbeu dy infermiere dhe njërën prej tyre e përdhunoi në makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Infermierja tregoi se është dhunuar fizikisht, dhe është lidhur nga Kavalli dhe më pas është përdhunuar jashtë qendrës, në një zonë periferike ku nuk kishte njerez. Përdhunimi ndodhi brenda në mjet. Në një momenet, infermierja ka mundur të arratiset dhe të kërkojë ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?