20-vjeçari u gjet i vrarë nga familjarët, dalin detaje

Sërish Shkodra është tronditur. Paulin Preka, rreth 20-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër, në fshatin Guci e re. Ai është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë ku jetonte i vetëm, nga xhaxhai i tij rreth orës 15:00. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua pas disa kohësh.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, për të identifikuar autorin/ët dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ndërkohë ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me origjinën e konfliktit dhe në minutat në vijim pritet të qartësohet situata.

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodër/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?