FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lamallari apel drejtuesve: “Siguria në timon është mbi çdo gjë”

Policia e Shtetit vijon të monitorojë zbatimin e rregullave të qarkullimit, me fokus të veçantë përdorimin e telefonit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjeteve.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se kujdesi për jetën dhe shëndetin e vet dhe të të tjerëve është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër në timon. Ai paralajmëroi se çdo shpërqendrim, si një mesazh ose telefonatë, përbën rrezik serioz dhe nuk ka tolerancë për shkelësit.

Gjatë kontrolleve, policia publikoi pamje të drejtuesve të kapur duke përdorur celularin ose duke mos vendosur rripin, ndërsa apelon tek qytetarët për respekt të rregullave dhe kujdes maksimal në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?