20 vjeçarja tenton të fusë “mall” në burgun e Lushnjes

Një 20-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi tentoi të fuste “mall” në burgun e Lushnjes.

E reja është shtetasja D.N., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia njofton se gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e I.E.V.P. Lushnjë, 20-vjeçares iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 45.1 gramë “mall”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?