20 vjet nga masakra e tmerrshme

 

Ajo është konsideruar si masakra me tmerrshme ndaj popullsisë civile, që prej nazismit.

Sot mbushen plot 20 vjet nga masakra e Srebrenicës.

Brenda pak ditësh rreth tetë mijë djem e burra boshnjakë nga Srebrenica u ekzekutuan dhe u hodhën në varre masive.

Për të fshehur gjurmët viktimat u zhgroposën dhe u varrosën në vende të tjera.

Për këtë arsye, sot e kësaj dite ende shumë viktima kanë mbetur pa u identifikuar.

Këto foto sjellin kujtimet e asaj masakre të tmerrshme, të kryer nga serbët.

SHKARKO APP