FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arbeloa rrezikon shkarkimin nga Reali për shkak të rezultateve

E ardhmja e Alvaro Arbeloa në stolin e Real Madrid është vënë në dyshim pas humbjes 0-1 në shtëpi ndaj Getafe, e cila shënoi dështimin e dytë radhazi për ekipin në La Liga, duke rritur diferencën me liderin Barcelona në 4 pikë.

Sipas mediave spanjolle, veçanërisht prestigjiozes “Marca”, marsi pritet të jetë muaj vendimtar për 43-vjeçarin, i cili po përballet me presion të madh nga tifozët në “Santiago Bernabéu”.

Gjatë ndeshjes së fundit, një pjesë e konsiderueshme e publikut braktisi stadiumin para përfundimit, ndërsa të tjerë kërkuan largimin e drejtuesve të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalendari i vështirë i këtij muaji përfshin derbin ndaj Atlético Madrid dhe përballjet e dyfishta në Champions League kundër Manchester City. Nëse rezultatet nuk përmirësohen shpejt, Real Madridi rrezikon të mbetet jashtë garës për tituj edhe në këtë fazë të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?