20 vjetori i LSI-së, Meta kërkon rikthim të modelit të tij si kryeministër
Këtë të martë, kreu i PL-së, Ilir Meta mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar të partisë së tij dhe ndryshe nga më parë, anashkaloi faktorët e tjerë opozitarë, e as aleatin më të ngushtë të tij Berishën, duke folur për rregulla që do të vendos në funksionimin e shtetit, madje duke u rikthyer në kohën kur ka qenë kryeministër.
“Do ta bëjmë shumë herë më mirë seç i ka bërë Ilir Meta, kur ishte kryeministër 30 vjeç, i papërvojë. Me atë vendosshmëri kur e pastroi parkun Rinia. U tha, u bë”. Meta po ashtu u foli mbështetësve të tij për një histori të re që do të fillojë Partia e Lirisë.
“Ne fillojmë një histori për 20 vitet që vijnë, sepse kemi 20 vjetorin e krijimit të LSI, dhe ne duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga nepozimi dhe krahnializimi. Një parti që është e qartë në këtë, nesër kështu do e ketë edhe në drejtori, tatime e dogana”.