20-vjetori i partisë, Ilir Meta takon strukturat në Lushnje: “Rilindja” synon shkatërrimin e prodhuesve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Lushnje, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të kësaj force politike. “E kemi për mbarë sepse edhe 20 vjet më parë e nisëm nga Dushku i këtij qytetit”, ka pohuar Meta në nisje të takimit.

Theksi i tij ka qenë ndihma për fermerët e blegtorët, pagesa me para në dorë për subvencione sikundër edhe luftë shpopullimit pasi e kemi ndër prioritetet tona kryesore.

Meta ka pohuar se do të mbështesin pa kufi e kursim protestat e pandalshme që do të organizojë PD dhe opozita. Ai ka kërkuar angazhim nga strukturat dhe një ristart të punës për largimin e kësaj qeverie, e cila, sipas tij, shpopullon vendin dhe çdo ditë e më tepër falimenton fermerët prodhues.

Postimi i plotë

I lumtur që sot të rikthehesha në Lushnjë si 20 vite më parë kur bëmë takimin e parë publik të LSI-së. Lushnja dhe e gjithë Myzeqeja do të jenë përfituesit e padiskutueshëm të Programit tonë me 5 Prioritetet madhore.

Mbështetja e madhe e tyre për Programin tonë për bujqësinë dhe ushqimin na shton motivimin për t’i mbështetur fuqishëm që të prodhojnë, konkurrojnë dhe fitojnë për të qënë pronarë dhe sipërmarrës në vendin e tyre dhe jo yzmeqarë në vendet e tjera sepse “Rilindja” synon shkatërrimin e prodhuesve dhe favorizon importet.

SHKARKO APP