20-vjetori i Srebrenicës, Vuçiç qëllohet me gurë (Video)

Rreth orës 12:50 në Potocari (Bosnje) ku po mbahet 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është sulmuar kryeministri serb Aleksander Vuçic. Vuçiç ishte duke vendosur lule në një pllakë përkujtimore kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezentë, shkruan “Tanjug”. Ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qenë i shpejt duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar, ai u dërgua në makinë , por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuar rrugës.

Nuk raportohet për të lënduar zyrtarisht. Por mediat serbe shkruajnë se Kryeministri është qëlluar me gurë në fytyrë dhe është lënduar lehtë. "Kryeministri Vuçiç u qëllua me gurë në fytyrë dhe është plagosur. Nga goditja i janë thyer edhe syzet Kryeministri dhe stafi i tij janë larguar nga aktiviteti dhe po kthehen në Beograd",- shkruan agjencia serbe "Tanjug”.

Sipas gazetarëve të pranishëm, delegacioni serb është sulmuar me gurë, këpucë dhe shishe me ujë. Tanjug raporton se “protestuesit thërrisnin “Vdekje serbëve” dhe “Allahu është i madh”’. Përplasje ka pasur mes protestuesve dhe rojeve të delegacionit serb. Prania e kryeministri serb në këtë ceremoni nuk ishte pritur mirë që nga momenti kur ai mbërriti në Serbrenicë. Ai ishte pritur edhe me fishkëllima në momentin kur u afrua në vendin ku po bëhet nderimi i viktimave të gjenocidit në Bosnje.

Vuçiç: Sulmi ishte i organizuar

Me t’u kthyer në Serbi, kryeministri Aleksandër Vuçiç thërriti një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë që kryeson dhe fill pas kësaj mbajti një konferencë për shtyp, ku shprehu keqardhjen për incidentin e ndodhur në Srebrenicë dhe këmbënguljen për të vazhduar politikën e paqes dhe fqinjësisë së mirë. “Dora ime e miqësisë do të vazhdojë të jetë e shtrirë për popullin boshnjak dhe gjithë fqinjët tanë”, tha Vuçiç. Sa i përket sulmit, kryeministri serb foli për një plan të organizuar mirë, sipas tij, nga persona që nuk kanë lidhje me viktimat e dy dekadave më parë. Ai ftoi serbët e Bosnjes, që pavarësisht kësaj, të mos shohin me dyshim fqinjët e tyre, duke u garantuar se mbështetja e Beogradit për ta do të jetë e pakursyer.

Ndërkohë, presidenti i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik e cilësoi sulmin ndaj Vuçiç si sulm ndaj gjithë popullit serb. Sa i përket autorëve, mediat boshnjake flasin për një person të ndaluar nga forcat e sigurisë. I ndaluari dyshohet se është personi që ka qëlluar me gurë në kokë Vuçiç, i cili si pasojë ka thyer edhe syzet.

SHKARKO APP