200 € për një provim, zbardhet skema. Dekani merrte…
200 euro për një provim, është skema e korrupsionit që ”shkrin” Universitetin ”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në pranga kanë rënë shtatë persona, mes të cilëve dekani Albert Riska, shefja e departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogia Erjola Calja, si dhe disa sekserë. Uniformat blu vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në korrupsion. Policia bën me dije se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, duke shpërdoruar funksionin publik, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.
Korrupsion në Universitet. Arrestohet dekani, disa pedagogë dhe sekserët
KOHA JONË SONDAZH

