200 familje afgane do të akomodohen në një hotel në Berat

Edhe pse ende nuk janë nisur nga Kabuli, puna për pritjen e afganëve ka nisur prej ditësh, edhe në qytetin e Beratit.

Autoritetet lokale kanë nisur përgatitjet për pritjen e rreth 200 shtetasve afganë që do të akomodohen në këtë qytet. Afganët do të transportohen me grupe nga 50 personash në një hotel.

Në këtë qytet do të strehohen edhe familje afgane, ku do të ketë edhe fëmijë. Nga ana e Bashkisë së Beratit është ngritur edhe një grup i posaçëm me punonjës social dhe psikologë që do të asistojnë në trajtimin e shtetasve afganë.

Ende nuk ka një rregullore të përcaktuar nëse këta persona do të qëndrojnë në vetëm në hotel apo mund të lëvizin lirshëm në qytet.

SHKARKO APP