200 mijë euro për k*kën e Lleshit, dëshmia e të plagosurit për vra*sjen në burg

Indrit Shaqja, mbeti i plagosur në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, i cili vrau dhe Arben Lleshin. Në cilësinë e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes së rëndë, ai ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.

Sipas tij, polici e ka thërritur dhe i ka thënë se e kërkojnë tek zgara e kollonës së sektorit. Indriti ka dalë dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca, i cili ka thënë që t’i thotë Arben Lleshit që të dalë në dritare tek zgara.

Shaqja ka treguar se në burg ishin gjetur disa letra sipas të cilave ishin ofruar 200 mijë euro për vrasjen e Arben Lleshit dhe një të burgosur tjetër. ”Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro”.

SHKARKO APP