2017, Arta Marku: Hetime vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën. Në fillim të mbledhjes kishte një debat, pasi opozita kërkoi shtyrjen e raportimit me arsyetimin se ishte shkelur rregullorja, por në fund u arrit konsensusi që raportimi i Markut të realizohej sot. Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë.

Debatet te Komisioni i Ligjeve

Edi Paloka: Me çfarë tagri e keni thirrur zonjën, sapo  përmendët titullin Prokuror i Përgjithshëk. Është një titull që nuk e ka zonja me gjithë dëshirën tuaj të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spartak Braho: Kryeprokurorja të jetë e rezervuar me informacionet

Swiss Digital Mobile Reklama

Myslim Murrizi i PD: Nuk jam dakord që zonja Marku të jetë e rezervuar, por nëse ka informacion të klasifikuar të rrijë dhe të raportojë ashtu sikur raportohet. Nëse është e cunguar me ne nuk e di ku raporton prokurorja e përgjithshme

Silva Caka: Kemi bërë një kërkesë për anulimin e raportimit, pasi nuk është i përfshirë në draft kalendarin e kuvendit

Ulsi Manja: Në rregullore, në pikën 27 të Kuvendit, thuhet raporti vjetor i prokurorit të përgjithshëm

Silva Caka: Është në datë 4 maj

Ulsi Manja: Më lini të bëj detyrën se nuk jemi në kafe këtu

Gent Strazimiri: Kryetari me n/kryetarin dhe sekretarin kanë rënë dakord me orët dhe datat e mbledhjeve, këtë nuk e ke bërë, kjo mbledhje është e paligjshme, klandestine

Ulsi Manja: Rendi i ditës u shpërnda të premten, të hënën u miratua kalendari në Kuvend, nuk kam si ta diskutoj në komision kur n/kryetari nuk është. E hedhim në votë propozimin? (Arrihet konsensusi te vijojne mbledhja).

Raporti i kryeprokurores Arta Marku te Komisioni i Ligjeve 

Gjatë vitit 2017, drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë. U morën masa për zbatimin e kërkesave për aktet n/ligjore për mirëfunksionimin e organit. Ka pasur debate profesionale mes prokurorëve, prioritet ka qenë garantimi i drejtësisë. Janë dorëzuar raporte për 26 subjekte rivlerësimi. Lufta kundër korrupsionit, 12 procedime penale për zyrtarë të lartë dhe prokurorë. Nga Krimet e Rënda janë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale. Ka pasur një rritje prej 69% për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016.

Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 procedime penale. 3 procedime për zyrtarët e lartë vendorë, ndaj 2 në 2016. Për korrupsionin aktiv të gjyqtarëve, 4 të pandehur, ndërsa në 2016, 3 procedime. Në 2017 u dënua një gjyqtar i gjykatës së lartë. Hetimet nga prokuroria në 2017 nuk i përgjigjen perceptimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, tregon mungesë bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Përsa i përket krimit të organizuar kërkon përgjigje të koordinuar. Po zhvillohen hetime për disa grupe kriminale.

Nga 2017, 17 procedime për banda dhe organizata kriminale, 16 për grup të strukturuar, ndërsa në 2016, 17 për këtë vepër. Procedimet për prodhim droge janë rritur me 51.3%. procedimet për kultivim janë ulur me 76.7%, për trafik droge është rritur me 26.5%. Në luftën për pastrimin e parave janë rritur procedimet. Me prokuroritë e Barit, Anconës dhe Leces kemi bashkëpunuar për hetimet për trafik droge.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?