205 të infektuar aktivë me Covid-19, Tirana një vatër mjaft problematike
Këtë të mërkurë, ISHP konfirmoi 21 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, të gjitha në Tiranë.
Përgjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të beftë të rasteve aktive duke e çuar në 1050 numrin total të të prekurve nga koronavirusi në vend që prej fillimit të pandemisë.
Gjatë ditëve të fundit është rritur gjithashtu ndjeshëm edhe numri i rasteve aktive duke shkuar në 205 në të gjithë vendin, ku pjesa dërrmuese janë në Tiranë.
ISHP konfirmon se 13 prej të prekurve të ditës së sotme janë infektuar në QSUT nga një infermiere. Mes të prekurve ka staf mjekësor dhe pacientë të tjerë.