21 aktivitete për “Ditën e Verës”, Elbasani kryeqendra e kësaj feste
21 aktivitete, në 5 ditë fantastike do të shoqërojnë festën e ardhjes së pranverës në qytetin ku edhe la lindur kjo festë. Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e Ditës së Verës, e kanë kryeqendrën në Elbasan. Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, festimet e Ditës së Verës, do të startojnë në datë 10 Mars për t’u finalizuar me drekën e 14 Marsit. 21 organizime festive në 7 pika të qytetit të Elbasanit, kjo është edhe harta e festimeve në prag të Ditës së Verës, deri në perëndimin e 14 Marsit.
Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës:
Data 10 Mars
Kampionatet Sportive, Pallati i Sportit “ Tomorr Sinani”, nga ora 09.00 deri 20.00
Sofra e Elbasanit: S’vyshket lulja e Elbasanit, s’mehet sofra e bujarisë” Fish Sity Rozafa nga ora 17.00
Data 11 Mars
Koleksioni i mjeteve Retro, Sheshi “ Gensher”, ora 11.00
Street Party, Sheshi “ Gensher”, ora 11.00
Koncert “ Dritës tande xhevahir” Edda Zari. Teatri “ Skampa”, ora 18.00
Jazz Festival Sheshi “ Gensher”, ora 20.00
Data 12 mars
“Elbasan cross tour” Turi i çiklizmit, Stadiumi “ Elbasan Arena”, “ Sheshi Gensher”, ora 11.00
Kampionati i futbollit mes shkollave të mesme të Elbasanit, Komleksi sportiv “ Shefqet Lamçja”, ora 11.00
Defile: Paradë e Asambleve popullore artistike, Stadiumi “ Elbasan Arena”, “ Sheshi Gensher”, ora 16.00
“Nën, tingujt e folkut vjen pranvera”, Koncert me muzikë popullore, Sheshi “ Gensher” ora 18.00
Data 13 Mars
“Cicërimat e Pranverës”, koncert nga fëmijët e kopshteve, Parku “ Rinia” ora 10.00
“Këndi i Balonave” Stadiumi “ Elbasan Arena”, ora 12.00
“Java Olimpike” Finale, Pallati i Sportit “ Tomorr Sinani”
Koncert i madh festiv, “ Eja n’elbasan”, sheshi “ Gensher” ora 20.00
Data 14 mars
Parada e Karnavaleve, Bulevardi “ Aqif Pasha” ora 09.00
Koncert për fëmijë “ Mirëseerdhe pranverë” Sheshi “ Gensher” ora 10.00
Panairi i Zejeve, Lulishtja “ Aqif Pasha” ora 10.00 – 20.00
Ekspozitë: “Elbasani nën penel”, Sheshi “ Kozma Naska”, ora 10.00-12.00
Arena e Sportit, Stadiumi “ Elbasan Arena” ora 11.00 – 12.30
Koncert festiv: Diell n’elbasan”, Sheshi “ Gensher” ora 11.00 – 12.30
Për të shijuar këto larmi aktivtetesh me rastin e festës pagane të “ Ditës së Verës”
Kreu i Bashkisë, Gledian Llatja, fton të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen dhe të shijojnë kënaqësinë e stinës së pranverës në Elbasanin e luleve dhe traditës.