21 kg kanabis si çokollatë, arrestohen 5 persona

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë finalizuar operacionin e koduar “Vazhdimësia”, duke arrestuar 5 persona. Mësohet se në pranga e policisë kanë rënë: A.Ç, 53-vjeç; G.K, 38-vjeç; I.K. 50-vjeç; R.K 25 vjeç si dhe L.Y, 47-vjeç.

Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me një sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate, kanabais, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?