“21 shtatori sinjal kërcënimi”, Prençi: Qëndrim i papërgjegjshëm i strukturave shtetërore

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi thotë se tërmeti i 21 shtatorit ishte sinjal se Shqipëria kërcënohet.

Për emisionin “Tempora”, Prençi deklaroi se edhe pse një nga pallatet në Thumanë u shpall i pabanueshëm, autoritetet nuk kishin marrë masa që aty të mos banonte njeri.

Shemsi Prençi: Tërmeti i datës 21 shtator ishte sinjali që Shqipëria kërcënohet. Në fakt pas miratimit të ligjit që ishte bërë në 17 korrik, unë edhe pse e dija që nuk ishte ngritur asnjë strukturë, kur dëgjova ministren e Mbrojtjes që tha ne testuam mekanizmin e ri të mbrojtjes civile u habita. Si mund të thotë një personalitet i qeverisë shqiptare që testuam mekanizmin e ri të mbrojtjes civile kur nuk ishte ngritur asnjë mekanizëm. Më pas kemi debatuar me drejtues të instituteve që morën përsipër inspektimin dhe bërjen e ekspertizës të çdo njësie ndërtuese. 

Nuk ka dalë asnjë raport për objektet e prishura, ndërkohë që u tha që disa janë shpallur të pabanueshme. Unë kam marrë vesh nga burimet e mia që njëri nga pallatet në Thumanë ishte shpallur i pabanueshëm. Ndërkohë për atë pallat as nuk ka dalë një akt, një rekomandim, një vendim për prishje, as nuk ishte vendosur një tabelë ndalohet banimi. Për rrjedhojë kemi viktimizuar 24 persona në Thumanë. Ky është qëndrim i papërgjegjshëm i strukturave shtetërore. A është dita sot për ta thënë? Sot më shumë se kurrë dita për ta thënë. Nëse bëjmë kompromisin që mos e themi ne do të vazhdojmë ti bëjmë varrin vetes dhe shoqërisë. Një pjesë e viktimave janë pasojë e papërgjegjshmërisë së reagimit të pas tërmetit të 21 shtatorit. Të paktën për disa viktima në Thumanë do të thoja po.

"21 shtatori sinjal kërcënimi", Prençi: Qëndrim i papërgjegjshëm i strukturave shtetërore

SHKARKO APP