21 vite nga sulmi terrorist në SHBA, Berisha: “Kështjella e Lirisë” u dha ndëshkimin asgjësues

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

“Uroj që mesazhi i SHBA për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë”, shkruan Berisha.

“Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën!

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorën sulmin më të egër terrorist ndaj Shteteve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues.

Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?