21-vjeçari shqiptar i jep fund jetës në Greqi duke u varur me tel

Një 21-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës tragjikisht në Pirgo të Peloponezit, Greqi. Ngjarja bëhet publike prej burimeve policore në zonë, ndërsa sipas informacioneve të para, Qazim Dosti i datëlindjes 2001, vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me një tel.

Mësohet se pak më parë viktima kishte komunikuar me motrën duke i çuar një fotografi me telin në qafë dhe më pas ai kreu aktin. Në zonë ka mbërritur një i afërm i tij së bashku me ambulancën dhe policia, por ai nuk u shpëtua.

Trupi u tij u dërgua në morgun e spitalit të Pirgos, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyen që e detyroi 21-vjeçarin të vetëflijohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?