212,418 shqiptarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid

Procesi i vaksinimtit në Shqipëri po vijon me ritme të larta, pasi kjo ka bërë që të ulen në mënyrë drastike shifrat, ku rastet e reja janë shumë të ulta dhe shtrimet në spitale po pakësohen.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se deri tani 212,418 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiv-covid. Teksa shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për punën shembullore të vaksinatorëve në gjithë vendin, Manastirliu shprehet se deri tani janë kryer në total 664,452 vaksinime.

”Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve. 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta”, thekson Manastirliu duke publikuar foto nga vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë.

Objektivi i qeverisë shqiptare është që të arrijë 1 milion qytetarë të vaksinuar brenda muajit qershor, kohë kjo kur nis edhe sezoni turistik. Ndërkohë priten doza të tjera vaksinash në vend, ndërsa numri i të infektuarve është ulur ndjeshëm.

SHKARKO APP