22 dhjetori, Kuçana: Çdo anëtar i PD duhet të sjellë 50 protestues

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për mobilizim masiv në protestën e paralajmëruar të hënën, duke kërkuar angazhim konkret nga strukturat drejtuese të partisë.

Ajo deklaroi se në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar është pranuar propozimi i 17 anëtarëve, ku dy pikat kryesore lidhen me “desorosifikimin” e Partisë Demokratike dhe ruajtjen e integritetit në kupolën drejtuese.

Sipas saj, drejtuesit e partisë, nga Këshilli Kombëtar te kryetarët e degëve, duhet të jenë figura me imazh publik të pastër, të palidhur me qeverinë, lejet e ndërtimit apo interesa klienteliste. Kuçana theksoi se kjo, sipas saj, rrit besueshmërinë e Partisë Demokratike në sytë e qytetarëve.

Duke folur për protestën e 22 dhjetorit, Kuçana sqaroi se kërkesa për mobilizim nuk ka ardhur nga Flamur Noka, por ka qenë një nismë personale e saj në Këshillin Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I jam drejtuar personalisht zotit Noka duke i thënë se është detyra juaj të ngrini grupe pune ku çdo deputet duhet të sjellë 100 njerëz jashtë strukturës së Partisë Demokratike. Nëse një deputet nuk i ka 100 njerëz pas vetes, nuk e meriton të jetë deputet”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?