22 raste të reja në 24 orë. Kukësi, Dibra dhe Elbasani janë qarqe pa Covid

Covid-19 vijon, edhe pse me shifra shumë të ulta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 454 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. ”12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Himarë, Sarandë, Tepelenë”. Janë 210 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 1 pacientë. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,804 që nga fillimi i epidemisë.

SHKARKO APP