22 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19
Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Nga 501 testime kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. ”11 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Poliçan, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Selenicë”. Janë 233 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,897 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 27 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 501
Testime totale 1,995,648
Raste pozitive 331,723
Raste të shëruara 327,897
Raste aktive 233
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 153
Vlorë 19
Gjirokastër 13
Berat 11
Durrës 11
Fier 10
Shkodër 7
Elbasan 4
Lezhë 4
Kukës 1