Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

22 të paraburgosur në Elbasan i shkruajnë Berishës: Kemi probleme

Aktualitet E hënë, 24 Tetor 2022 12:12
22 të paraburgosur në Elbasan i shkruajnë Berishës: Kemi probleme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

22 të burgosur nga paraburgimi i Elbasanit i kanë dërguar një letër Kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat Sekretarja e PD për marrëdhëniet me publikun, Jola Hysaj bëri me dije se në letër bëhet me dije se ankesa i ka shkuar edhe Ambasadës Amerikane, asaj të Bashkimit Europian, dhe përfaqësive gjermane, angleze, franceze, italiane, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 8 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Hysaj lexoi 11 probleme që listojnë të burgosurit nga ushqimi te mungesa e ilaçeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në ankesë listohen 11 probleme, si më poshtë, të cilat po i lexojmë në formë autentike dhe të pandryshuar, siç janë shprehur të paraburgosurit: Ushqimi është bërrnut, racionet as për bebe nuk dalin. Njerëzit flenë përtokë pa dyshekë se u japin vetëm miqve dyshekë, jastëkë, etj. Hallexhinjtë le të vdesin. Nuk kemi kujdes mjekësor, kërkojmë për vizitë tek mjeku ose të na çojnë në spital mezi na çojnë, por në shumicën e rasteve nuk na çojnë, as nuk e çajnë kokën, në vend të qetësuesve na bëjnë ujë të distiluar. Të paraburgosurve që punojnë nuk jua njohin ditët e punës, i mashtrojnë. Liri veprimi nuk kemi fare, vetëm kati i tretë tek godia A ka liri dhe kati i dytë të godina B, ne jemi kati i dytë, godina A. Miqve të tyre drejtori dhe shefi i policisë ju ka lënë liri veprimi. Zhurmat që na bëjnë kati i tretë janë të tmerrshme dhe ankohemi, por nuk merret asnjë masë. Burgun e kanë kthyer në privat. Na hedhin ujë e plehra nga sipër. Ilaçe nuk na japin. Higjena është ZERO. Na keqtrajtojnë. Na privojnë nga takimet me familjarët.

Të paraburgosurit e Elbasanit shtojnë se, origjinalin e letrës ia kanë dërguar Ambasadës Amerikane, dhe luten të merren në konsideratë ankesa e tyre, duke theksuar se “vërtetë jemi në burg, por kemi edhe ne të drejtat tona si qenie njerëzore”.

Në ankesën e të burgosurve vihen re edhe shkelje të tjera, si për shembull fakti se Drejtori i institucionit, Arben Xhina është bashkëshortja e tij janë në konflit interesi, sepse zonja është këshilltare e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që do të thotë, theksohet në letër, se gruaja i bie të jetë shefja e burrit të vet.

Në letër ka ankesa edhe për shefin e policisë së Burgut, Shaban Kalemin, i cili thuhet se është kriminel i kohës së Enver Hoxhës sepse në kohën e diktaturës komuniste ka qenë me punë në kufi dhe ka ekzekutuar dikë që ka dashur të “arratisej” në atë kohë.

Sipas letrës, shefi i regjimi të burgut është Vladimir Skënderi “që do vetëm lekë dhe shumica e policëve në regjimin e brendshëm janë kushërinjtë dhe miqtë e tij”.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre së pari, dhe së dyti, të hetohen të gjitha rastet e abuzimeve dhe korrupsonit që vërehen në letrën e të burgosurve. Kjo letër arrin edhe në kontekstin tragjik të vrasjes së të riut Lear Kurti, dhe nënvizon faktin se në shtetin e Edi Ramës të drejtat dhe dinjiteti i qytetarit, në liri apo në paraburgim, shihen si “lëndë me zgjedhje”.

Ndërkohë, ato janë të drejta të patjetërsueshme, që njihen nga Konvenat e të drejtave dhe legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shteti duhet hequr nga duart e pushtetit dhe u duhet dhënë përfaqësuesve të popullit. Ky agresion i hapur ndaj lirive dhe të drejtave është simptoma e një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili meqë nuk ka dalë nga vullneti i votës së lirë, bën si t’i teket me të drejtat e qytetarëve.

Shqipëria në rrezik nuk është një slogan, por një realitet. Që të mos zhbëjmë Shqipërinë duhet të largojmë rrezikun”-tha Hysaj.

Etiketat e lidhura

Jola Hysaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 8 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 12 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.