22-vjeçarët nga Fushë-Kruja kapen brenda një shtëpie në Tiranë, policia jep detajet e para

Dy djem të rinj nga Fushë Kruja janë arrestuar brenda një shtëpie në Tiranë ku ishin futur për të grabitur. Ata janë kapur në flagrancë nga policia dhe u janë gjetur në këto momente paratë e grabitura dhe sendet me të cilat kishin thyer derën. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve .

NJOFTIMI

Operacion policor i koduar “Jail” nga Komisariati i Policisë Nr.6, për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parandalohet vjedhja e një banese ku autorët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në momentin e vjedhjes së banesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbardhen dhe katër raste vjedhjesh të tjera të ndodhura më parë në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.6, ku dyshohet se autorë janë shtetasit e arrestuar.

Komisariati i Policisë Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Jail”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

– Xh. H., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.

– B. Z., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusave të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme:

-,Vjedhjes së banesës me qera të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019;
– Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në rruga “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt;
– Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019;
– Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?