22-vjeçari nga Lezha bën kërdinë tek lokali i kushëririt, i vjedh kasafortën plot para

Një 22-vjeçar nga Lezha, është arrestuar ditën e sotme pasi ka vjedhur tek kasaforta e lokalit të kushëririt të tij një shumë të konsiderueshme monetare.

Policia bën me dije se të riut i janë sekuestruar edhe paratë e vjedhura.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Swiss Digital Mobile Reklama

– M.L., 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej
– 7.265 Euro
– 120 Paund
– 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.

https://www.facebook.com/drejtoriaepoliciselezhe/videos/938707126321528/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?