220 ha plazh në Karaburun, arrestohen noterja dhe avokati
Pas sekuestrimit të 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, policia e Vlorës ka vënë në pranga mbrëmjen e së martës një notere dhe një avokat, të dyshuar për “fallsifikimin e dokumentave” dhe “shpërdorimin e detyrës”, ndërsa është shpallur në kërkim biznesmeni me iniciale P. P, 52 vjeç, banues në Vlorë.
Prokuroria e Vlorës urdhëroi kontrollin e zyrës noteriale dhe avokatore, proces i cili u krye në bashkëpunim me Policinë Vendore.
Në vijim të kontrollit, organi i akuzës bën me dije se në zyrën e noteres Belona Seraj 29 vjeç dhe avokatit Enkes Hysendhima 35 vjeç, u gjetën një numër i lartë dokumentesh të fallsifikuara.
“Në bazë të këtij hetimi të përbashkët, duke filluar me sekuestrimin të kësaj sipërfaqe të gjërë toke, janë ushtruar kontrolle nëpër banesat dhe zyrat e këtyre shtetasve dhe janë gjetur gjurmë dhe prova të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”, citon polici.
Në bazë të këtyre rezultateve, është ndërhyrë me arrestimin në flagrancë të këtyre personave nga ana e Policisë.
Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin për rastin, ku dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

