Sot beteja kush merr edhe selinë blu! Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi: Mjerë kush i del përpara sot, Berishës!

Beteja sot në PD do jetë epokale. Berisha me shumicën e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD mblidhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në ora 10.00.

Që në fillim do kontrollohet sa delegatë do jenë realisht në stadiumin-Kuvend. Nëse janë 50 plus një përqind e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të muajit korrik të këtij viti kur u zgjodh Lulzim Basha, atëhere PD-në e ka fituar Sali Berisha.

Pas këtij veprimi legjitimitues të Kuvendit do të vijohet me ndryshimet në Statut, ku ndër më kryesoret janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Kur kryetari i PD-së humbet zgjedhjet politike shkarkohet mënjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Kandidatët për deputet dhe për kryebashkiakë do ti votojë anëtarsia e PD-së e zonës apo bashkisë.

-Shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha për humbje të shumta të zgjedhjeve dhe si tradhtar i demokratëve.

-Zgjedhje e një Komisioni Drejtues provizor deri në zgjedhjen e kryetarit të ri sipas parimit “Një anëtar-një votë”.

-Fjala e ish-liderit dhe ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë stadiumi do jetë mbushur nga mijëra demokratë që do të ndjekin live Kuvendin.

Më pas delegatët dhe demokratët e pranishëm në stadium si dhe mijëra të tjerë që do presin jashtë stadiumit do nisen drejt selisë blu, ku do të vendoset organet drejtuese të reja, të përkohshme, të PD-së.

Por Lulzim Basha ka lajmëruar sot kastile që në orën 12.00 të mblidhen demokratët dhe njerëzit e tij që të mos lejojnë hyrjen në selinë blu të demokratëve të Berishës dhe Kuvendit që mblidhet në “Air Albania”.

Policia e Shtetit është lajmëruar nga Gazmend Bardhi që të rrethojë selinë blu për të mos hyrë asnjeri nga Kuvendi i Berishës.

Kjo në fakt do të sjellë përplasje të forta fizike, ku sipas analistëve, ish-kryeministri Berisha dhe demokratët e Kuvendit do të hyjnë në selinë blu. Nga policia ka informacione të kriptuara që nënkuptojnë se do ti lejojnë të përleshen palët në PD e me pas do të lejojnë një shteg nga Xhamia e Madhe që të ikë Lulzim Basha e Gazmend Bardhi. Këtë të fundit e kanë shumë qejf demokratët e Mamurrasit dhe të Laçit.

Shumë demokratë janë shprehur në rrjetet sociale se “nuk mund ta lemë Gazmend Bardhin të na ikë nga selia blu pa një përqafim të fundit”.

E megjithatë palët sot do tregojnë se kush ka shumicën me mandate delegatësh dhe në fund për imazh publik e politik varet kush mban apo hynë në selinë blu.

Pra kush mban selinë blu merr edhe PD-në!

Ndaj pas kuvendit të sotëm në “Air Albania” beteja finale do jetë kush merr “kalanë blu” te zyrat, sepse vula nuk ka rëndësi në PD. Vula shkon me atë që ka shumicën e demokratëve dhe opozitës.

Edhe Amerikanët në çdo moment njohin atë që merr shumicën e elektoratit në opozitë.

Në këto orë të ditës së sotme palët janë drejt konfliktit. Këtë e parashikon edhe kryeredaktori i gazetës së Partisë Demokratike, Bledi Kasmi.

Kryeredaktori i gazetës zyrtare të PD-së, Bledi Kasmi, ka zgjedhur të jetë me Sali Berishën në përplasjen brenda PD-së.

Ai kërcënon ata që i dalin para opozitës së Sali Berishës.

“Sali Berishës nuk i duhet PD-ja, por demokratëve dhe vendit sot më shumë se kurrë i duhet Berisha për atë që përfaqëson dhe lërini përrallat e realizmit socialist me kult individi.

Nëse nuk kemi kuptuar këtë, atëherë nuk kemi kuptuar asgjë se pse ata mijëra njerëz kanë mbushur sallat nga jugu në veri këto javë në një furi të jashtëzakonshme ku bashkoheshin zemërimi, revolta dhe shpresa njëkohësisht.

Ata njerëz nuk mbushën sallat me shpresë për hallin e Berishës, por për hallin e tyre sepse janë në pikë të hallit.

Natyrisht, duhet të ishte bërë më shumë për kompromisin në PD javët e kaluara, por ajo që ndodhi keq në krye të rrugës mund të ndreqet përgjatë rrugëtimit opozitar dhe për këtë duhet të kursejmë njëri-tjetrin në etiketime, sepse gjuha kocka s’ka, por kocka bluan.

E rëndësishme sot është vetëm fryma opozitare që është ringjallur si kurrë më parë dhe ajo nuk mund të shuhet më.

Hapini rrugën opozitarizmit!

Ora e përballjes me regjimin është e afërt dhe do jetë një betejë për jetë a vdekje.

Mjerë kush i del përpara”, shprehet kryeredaktori i “RD”-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?