Ministri Jaupaj dakordësi me operatorët e rafting, zgjatet sezoni i lundrimit në Vjosë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me operatorët e rafting që kryejnë aktivitetin në lumin e Vjosës. Gjatë takimit u diskutuan nevojat dhe sfidat e tyre, me fokus zgjatjen e sezonit të rafting dhe shtimin e vendqëndrimeve përgjatë gjithë gjatësisë së lumit.

Të gjitha palët në takim, bashkia Përmet, Parku Kombëtar i Vjosës, Federata Shqiptare e Raftingut dhe operatorët turistikë përmetarë pas uljes në tryezën e bisedimeve ranë dakord që sezoni i ri i lundrimit me mjete të lehta jomotorike në lumin Vjosa të jetë në afatin kohor 1 prill deri më 30 nëntor 2026. Urdhri i vjetër i cili parashikonte datat 1 maj-15 tetor do të shfuqizohet. Jaupaj informoi se pati dakordësi që operatorët do të lidhin marrëveshje me Zyrën e Vjosës për tarifat mujore, duke krijuar një kuadër më të qartë dhe të organizuar për ushtrimin e rafting.

“Në kushtet kur sezoni turistik po nis gjithnjë e më herët, zonat e mbrojtura, e veçanërisht Vjosa, janë kthyer në një pasaportë të turizmit të qëndrueshëm të Shqipërisë në botë. Për këtë arsye Ministria e Mjedisit mbetet e angazhuar të trajtojë çdo problematikë të komuniteteve dhe sipërmarrjeve ekoturistike, për të gjetur ekuilibrin mes mbrojtjes se biodiversitetit dhe ekoturizmit”, tha Jaupaj. Në këtë tryezë të përbashkët me kryetaren e bashkisë Përmet Alma Hoxha, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa, u ndanë ide dhe hapa konkretë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës dhe sporteve ekstreme. Të apasionuar pas sporteve ekstreme, turistë të shumtë rendin në rrjedhën e Vjosës për të përjetuar eksperiencën unike të rafting. Turistët e aventurës përshkojnë lumin nga Përmeti deri në Këlcyrë me një gjatësi gati 20 km.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?