23 mijë shqiptarë nuk u lejuan në Schengen, shteti fqinj mban vendin e parë për kthime në kufi

Vendimi i Parlamentit holandez për të rikthyer vizat për shqiptarët shkaktoi një gjullurdi të madhe, jo vetëm në Shqipëri por edhe në BE.

Holandezët ia kaluan për shqyrtimin Komisionit Evropian, i cili fatmirësisht hodhi poshte kërkesën e Holandës.

Por shqiptarëve vazhdon t’u refuzohet lëvizja në zonën Schengen, edhe pse e kanë këtë të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave të Eurostat, plot 23.400 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja në Schengen, nga një total prej  471.200 udhëtarësh jashtë vendeve të unionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rekordin e mban Greqia me plot 11.075 refuzime, e ndjekur nga Kroacia me 2670, Britania e Madhe me 1455 dhe Franca me 1450.

Kujtojmë këtu se shqiptarët që nga viti 2011, mund të lëvizin të lirë në zonën Schengen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?