2,3 milionë të huaj në 5 muaj, ja pse turistët zgjedhin Shqipërinë

Sezoni turistik 2023 është kthyer në një magnet për turistët e huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet verore në Shqipëri. “Njerëz që njihja në Francë, që ishin shqiptarë, më treguan për shtetin e tyre dhe më sugjeruan të vija këtu. Pasi vizitova Greqinë, vendosa të vizitoja edhe Shqipërinë, pasi janë afër”, thotë Romain Fave, një turist francez.

Romain thotë se kultura që mbart vendi jonë, por dhe bregdeti, janë arsyet që i tërheqin këta turistë të vizitojnë Shqipërinë. “Erdhëm në Shqipëri sepse duam të zbulojmë kulturën e Shqipërisë, ka një sërë gjërash të bukura që mund të vizitosh. Ju keni edhe një sërë plazhesh të bukura të cilat unë pata mundësi t’i vizitoja me të afërmit e mi. Jam shumë i interesuar për të mësuar për kultura të reja, ushqimet që njerëzit konsumojnë, por edhe si jetojnë”.

Çmimet po ashtu janë një ndikues kryesor. Një rizgjedhje e Shqipërisë si destinacion për pushimet e ardhshme për Romain do të ndodhte nëse do të shpenzonte po njësoj, teksa çmimet i vlerëson më të ulëta se në Francë dhe vendet e tjera europaine.

SHKARKO APP