Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:06 Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

23 motomjete të reja, drejtori Hita: Forcojnë kapacitetet operacionale të forcës ”Shqiponja” dhe Policisë Rrugore

Aktualitet E martë, 7 Korrik 2026 19:41
23 motomjete të reja, drejtori Hita: Forcojnë kapacitetet operacionale të forcës ”Shqiponja” dhe Policisë Rrugore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi se 23 motomjete të reja, të financuara nga fondet e përfituara nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara me origjinë nga veprimtari kriminale, do të forcojnë kapacitetet operacionale të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Policisë Rrugore.

Gjatë ceremonisë së sotme të prezantimit të motomjeteve, ku i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Hita theksoi se investimi ka një simbolikë të veçantë, pasi pasuritë e përfituara nga aktiviteti kriminal po rikthehen në shërbim të sigurisë së qytetarëve. Sipas tij, mjetet e reja do t’u mundësojnë strukturave të Policisë së Shtetit reagim më të shpejtë në raste emergjente, parandalim më efektiv të ngjarjeve kriminale dhe kontroll më të mirë të territorit, veçanërisht në kushtet e fluksit të shtuar të qarkullimit rrugor dhe sezonit turistik.

Drejtori i Policisë nënvizoi se investimi pasqyron mbështetjen e Qeverisë shqiptare dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme për modernizimin e Policisë së Shtetit dhe rritjen e kapaciteteve të saj logjistike e operacionale. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, duke bërë të ditur se për periudhën 2024–2026, përmes kësaj agjencie janë mundësuar financime në vlerën e rreth 4,7 milionë eurove për investime në Policinë e Shtetit.

Mund t'ju interesojë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 4 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 12 minutash
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 26 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas tij, këto fonde janë përdorur për fuqizimin e strukturave të hetimit të narkotikëve dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, për rritjen e sigurisë kufitare me sistemet e-Gate në portet e Durrësit dhe Sarandës, si edhe për blerjen e automjeteve, pajisjeve dhe softuerëve të avancuar për luftën kundër krimit kibernetik. Ai bëri të ditur gjithashtu se është në proces blerja e pajisjeve të specializuara “shihedhëse”. Në fjalën e tij, drejtori i Policisë u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të vijojnë të ushtrojnë detyrën me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim, duke garantuar rendin, sigurinë publike dhe një shërbim sa më pranë qytetarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

policiaSkënder Hita
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 4 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 9 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 12 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 26 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.