23-vjeçari i bën “zbor” policisë duke e sjell vërdallë nëpër Elbasan

Një i ri 23-vjeçar ka sjellë vërdallë policinë ditën e djeshme, duke i bërë zbor nga Devolli deri në Elbasan. Ai drejtonte një makinë me targa greke tipit ‘Passat’, ku policia dyshonte se i riu mund të ishte duke transportuar lëndë narkotike.

Menjëherë, forcat kanë qëlluar me armë zjarri por 23-vjeçari nuk donte t’ia dijë. Ai është Alidron Shehu, ku një tjetër pistë që po hetohet është fakti se ai mund të jetë një vrasës me pagesë.

Po kështu ka dyshime se ai mund të ketë qenë nën efektin e drogës, ndaj edhe i janë marrë analizat në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, 23-vjeçari ne dëshminë përpara grupit hetimor ka ngritur alibinë se “po e ndiqte një fuoristradë e zezë” ndaj është larguar me shpejtësi, duke i ikur policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?