Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 13:07 PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon Siç ishte lajmeruar para kryeministrisë janë mbledhur demokratët e Berishës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama në mbështetje të hapur për Protestën e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Balla, thirrje opozitës: Mos humbisni kohë me thirrje dhe përbetime revolucionesh

Lajme E hënë, 19 Janar 2026 12:33
Balla, thirrje opozitës: Mos humbisni kohë me thirrje dhe përbetime revolucionesh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit u shpreh se opozita nuk mund të pengojë reformat zgjedhore dhe territoriale, teksa ka theksuar gatishmërinë e mazhorancës për bashkëpunim.

“Mos humbisni kohë me thirrje dhe alibi për humbje të radhës. Nëse tërhiqeni nga komisionet, kjo do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes dhe ne do të vazhdojmë pa ju.

Zonjat dhe zotërinjtë e opozitës,
Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur.
Mos humbisni kohë kot as me “shtrimin e tapetit” të alibisë për humbjen e radhës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetër.

Duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund te bllokoni reformat. Kemi bere nje marreveshje ne sesionin e kaluar per ngritjen e komisioneve. Nese ju sot thoni terhiqeni nga komisionet kjo është shkelje e marrëveshjes në mënyrë te njëanshme. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën dhe pa ju.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ku përparësi të veçantë ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE, partitë votohen, partitë numërojnë.
Gjithashtu të gjithë ia themi njëri tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në oakkatet e sportit apo palestrat e shkollave, sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit.

Mund t'ju interesojë

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Para 2 orësh
SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

Para 2 orësh
Dy qytetare simpatike shpërndajnë ftesat për protestën e sotme: Eja dhe ti!

Dy qytetare simpatike shpërndajnë ftesat për protestën e sotme: Eja dhe ti!

Para 2 orësh

Fakti është se qoftë për komisionet zgjedhore partiake, qoftë për vonesën në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, koha nuk pret më as për zgjedhjet vendore 2027.
Reforma zgjedhore sa i përket Kodit Zgjedhor kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicjen tonë për një reformë më të thellë e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 100 apo 101 deputetë.

Dëgjova zotin Gjekmarkaj se opozitës i eshtë mohuar e drejta e fjalës. Ka nje indikator shumë domethënës nga sesioni i kaluar. Koha e diskutimeve. Opozita ka marrë 48 orë diskutime, shumica bashkë me Qeverinë 40 orë diskutime në seancë plenare”, tha Balla.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon
Para 2 minutash

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve
Para 20 minutash

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat
Para 2 orësh

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund të fitojë ende.
Para 2 orësh

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund t...

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 16 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 18 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 15 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 15 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.