23-vjeçari përndjek gruan e martuar me dy fëmijë: Dua të bëjmë seks por…

Një denoncim i pazakontë është bërë në polici, gjatë 2016 dhe pas shumë përndjekjesh dhe kallëzimet, disa ditë më parë, cështja mori zgjidhje ligjore. Një grua, nënë e dy fëmijëve, ka denoncuar një 23-vjeçar, për të cilin ajo është shprehur se përreth 8 muaj, është përndjekur nga ai. Ajo ka rrëfyer edhe se i riu, i kishte kërkuar që të kishin një lidhje intime.

E shqetësuar nga kjo situatë, gruaja ka bërë kallëzime në polici, edhe pas u deshën disa kallëzime pasi disa prej tyre ranë në “vesh të shurdhër”. Mësohet edhe se i riu rezulton fqinj me gruan, e për këtë arsye, ai ka shfrytëzuar rastin për ti shkruar nga pas, madje ai i shkonte edhe tek vendi i saj i punës, e ndiqte në rrugë, apo i thyente xhamat e dritares vijonte.

Pas 5-së kallëzimesh në Policinë e Tiranës, për fatin e saj të mirë edhe babai i të riut e ka kallëzuar djalin në polici. Babai i 23-vjeçarit të quajtur Alban Hadëri, ka bërë që ai të arrestohej dhe të vendosej para përgjegjësisë penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta “Panorama”, shkruan se Gjykata e Tiranës ka përfunduar pak ditë më parë gjykimin ndaj tij për akuzën e “përndjekjes”. Ai u deklarua i fajshëm dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë jam drejtuar mbi pesë herë në Polici dhe hera fundit ka qenë para 1 muaji dhe se në Prokurori para 2 muajve jam thirrur, por në të tëra rastet unë s’po marr zgjidhje dhe jam nën një terror psikologjik nga ky person, Alban Hadëri. Jam në terror për jetën dhe kërkoj ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga shteti”, ka thënë ajo në kallëzimin e 22 korrikut, pasi 23-vjeçari i kishte thyer xhamat.

Në kallëzimin e 22 korrikut 2016, e dëmtuara K. A. ka rrëfyer para oficerëve të Policisë se 23-vjeçari e përndjek për lidhje intime.

“Kallëzoj se kam kërcënime me jetë dhe përndjekje në çdo ditë të jetës sime nga shtetasi Alban Hadëri. Prej 8 muajsh e në vazhdim, ky person më ndjek nga pas dhe kërkon me çdo kusht që unë të krijoj lidhje intime me të. Unë jam munduar ta sqaroj dhe t’i bëj me dije se jam grua e martuar, kam 2 fëmije të mitur dhe të më lërë të qetë, por person sërish nuk bindet. Unë jam drejtuar disa herë në polici, ku dhe kam depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi. Ai nuk merr vesh, dhe për faktin se ka probleme psikike me veten e tij”, citohej kallëzimi në vendimin e gjykatës.

I pandehuri, referuar dhe vendimit të Gjykatës, qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej 24 korrikut 2016.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?