VIDEO/ Flakë dhe panik në Elbasan, makina shpërthen në rrugë. Qytetarët vrapojnë të alarmuar
Një automjet është përfshirë nga zjarri në qendër të Elbasanit, mbrëmjen e kësaj të hëne, duke alarmuar qytetarët dhe krijuar panik në zonën përreth.
Sipas dëshmive të qytetarëve, pak para se të shpërthente zjarri është dëgjuar një shpërthim, ndërsa më pas makina është përfshirë e gjitha nga flakët. Situata ka detyruar disa prej të pranishmëve të largohen me nxitim nga zona, nga frika e një shpërthimi të mundshëm.
Një re e dendur tymi ka përfshirë ambientin përreth, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Automjeti është dëmtuar plotësisht nga zjarri.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet që të zbardhen pas verifikimeve në vendngjarje.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4472

