238 bimë kanabis në Vlorë, në kërkim autorët

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një operacion anti-drogë në fshatin Kropisht i Vjetër në Selenicë të Vlorës, ndërsa janë sekuestruar rreth 238 bimë kanabis. Bimët narkotike u gjetën në vendin e quajtur ”Janaj”, pronë publike. Vijojnë hetimet për kapjen e poseduesve të lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë: 
Strukturat e Stacionit Policor në Selenicë, më datë 23.08.2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për kultivim bimësh narkotike në fshatin Kropisht i Vjetër në Selenicë, menjëherë shërbimet kanë filluar kontrollin e zonës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara pranë vendit të quajtur ”Janaj”, pronë publike, kanë konstatuar të mbjella në një parcelë rreth 128 bimë narkotike, si edhe 110 kubikë me fidanë Cannabis Sattiva.
Policia në komunikim edhe më Prokurorin ka bërë asgjësimin e këtyre bimëve me anë të djegies si edhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përkasin këto bimë narkotike.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën Penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, parshikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?