FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

24 orë në shtëpi, ja çfarë kërkojmë më shumë shqiptarët në Google

Kur në këtë kohë të pandemisë, vetëm marktet dhe farmacitë janë hapur, për të gjithë shqiptarët ka edhe një hapërisë që nuk ka rregulla apo masa nga qeveria. Është interneti. Nga çfarë kanë kërkuar shqiptarët gjatë thuajse 1 muaji izolim, kuptojmë edhe njëherë që as liria virtuale s’mund të jetë e plotë në kushte të tilla. Shqetësimi më i madh i njerëzve lidhet me situatën aktuale!

Sipas një artikulli të publikuar në Monitor.al, fjala më e kërkuar e shqiptarëve në Google gjatë muajve të fundit është “koronavirus”! Në fare pak kohë, njerëzit janë dyndur të mësojnë sa më shumë të jetë e mundur për virusin që ka izoluar botën, duke lënë pas edhe fjalën më të kërkuar të pak muajve më parë: “tërmet”!

Historia ndryshon në këto 30 ditët e fundit! Sipas të dhënave të Google, fjala më e kërkuar nga shqiptarët është “leje për dalje”! Të gjithë nxitojnë të aplikojnë për të kryer nevojat duke zbatuar urdhrat e qeverisë në lidhje me kufizimin e lëvizjes. Fjala e dytë më e kërkuar, ka rezultuar “shqipëriaqëduam.al”, e më tej pasohet nga “Covid-19” dhe e-albania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?