24-vjeçarja me 3 fëmijë u v*a nga babi se nuk respektoi parimet e Islamit! Autori fshihet në Liban

Palestinezja 24-vjeçare Rayyan Alwan, e cila u vra me thikë nga i ati në Tiranë, rezulton të ketë qenë më përpara e martuar. Ajo ishte divorcuar dhe nga martesa e saj kishte 3 fëmijë, të cilët janë me babain e fëmijëve. Familjarët në Gjermani kanë dhënë dëshmi duke thënë se 24-vjeçarja bënte jetë të lirë dhe larg parimeve të Islamit, gjë që është kundërshtuar, sidomos nga babai i saj Fadi Alwan.

Pretendohet se e reja edhe është dhunuar për shkak të parimeve të saj. Në biletat e tyre të udhëtimit është gjetur një numër identifikimi dokumentesh kosovare për të dy, por është e paqartë çfarë janë pasi kalimi është bërë me dokumente greke.

Kjo ka bërë që Policia e Tiranës të kërkojë informacion edhe te pala kosovare nëse dy palestinezët kishin apo jo mjete identifikimi nga Kosova. Autori i dyshuar Fadi Alwan dyshohet se fshihet në Liban, por deri tani nuk është kapur. Policia pistë kryesore ka konfliktet që e reja kishte me familjarët e saj, të krijuara pas divorcit për shkak të jetesës që bënte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?