Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

230 familje në Tiranë përfitojnë ndihmë ekonomike! Shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Aktualitet E hënë, 30 Mars 2026 21:02
230 familje në Tiranë përfitojnë ndihmë ekonomike! Shtohen fondet për studentët dhe pensionistët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike. Në fjalën e saj kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje.

“Projektvendimi për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë Tiranë, për periudhën 1-28 Shkurt, 2026. Projektvendimi propozon miratimin për periudhën 1-28 shkurt 2026. Për këtë periudhë, njësitë administrative kanë përzgjedhur 230 familje: 142 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor; dhe 88 familje nga fondi i kushtëzuar deri në 6%”, u shpreh Ristani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo njoftoi edhe vendimmarrjen për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë. “Janë depozituar 21 aplikime; Në përfundim të shqyrtimit, komisioni ka vlerësuar se prej tyre janë 18 familje përfituese me dokumentacion të rregullt, të ndarë në: 6 familje, kryefamiljar/nëna kryefamiljare me fëmijën në ngarkim ku përfshihen edhe vajzat/nëna; 3 familje/ individë të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit; 4 familje me anëtarë me aftësi të kufizuar (PAK + KMCAP) dhe pension invaliditeti; 2 familje në ndihmë ekonomike; 3 Familje në vështirësi ekonomike”, shtoi Ristani.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke nënvizuar prioritetin që infrastruktura lidhëse me Unazën e Madhe të vazhdojë, Ristani deklaroi se vijon mbështetja për familjet e prekura. “Sot, ende pa përfunduar projektet, vlera e pronës aty është shumëfishuar, por kur të përfundojë, ajo do të rritet akoma edhe më shumë, pavarësisht kundërshtimeve apo dëshirës së disave. Deri atëherë ne do të vijojmë me mbështetjen e familjeve që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër, pasuritë e të cilëve përjashtohen nga procesi i legalizimit. Deri më tani janë përcjellë në total 159 aplikime nga Njësitë Administrative Nr. 1,3,4,11.Prej tyre, 137 janë miratuar si përfitues nga Këshilli Bashkiak”, u shpreh ajo.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 2 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 18 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 49 minutash

Ndërsa 8 familje do të ndihmohen financiarisht pas dëmeve nga zjarret dhe përmbytjet. “Është përgatitur lista me 8 familje që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të dëmeve ndërtimore dhe në orendi/pajisje elektroshtëpiake, si pasojë e fatkeqësisë natyrore”, tha më tej Ristani. Një tjetër pikë e rëndësishme që u miratua ishin investimet e shtuara për shkolla, rrugë, transport publik dhe hapësira publike.

“Bashkia e Tiranës do të vijojë zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e hapësirave urbane dhe mjedisit, forcimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e aksesueshmërisë për grupet e pafavorizuara, rritjen e sigurisë rrugore dhe në shkolla, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, punësimit, zhvillimit rural dhe turizmit. Paralelisht, do të investohet në përmirësimin e rrjetit rrugor, transportit publik dhe kapaciteteve të parkimit, për një qytet më funksional dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Ristani. Gjithashtu, do të shtohen fondet për kompensimin e aboneve për 395 studentë dhe 1,005 pensionistë, si dhe për strehimin social dhe banesat sociale.

Etiketat e lidhura

Bashkia Tirane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 2 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 5 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 7 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 14 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.