244 shoferë gjobiten në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit
Policia Rrugore e Tiranës njoftoi se gjatë 72 orëve të fundit, si pasojë e kontrolleve të intensifikuara dhe përdorimit të pajisjeve moderne teknologjike, janë konstatuar disa shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat janë shqiptuar masa administrative.
Nga raporti i policisë rezulton se për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit janë vendosur 101 gjoba, për mosvendosjen e rripit të sigurimit janë shqiptuar 80 gjoba, ndërsa për mosrespektimin e radhës në trafik janë marrë 63 masa.
Për shkelje më të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 23 persona janë proceduar penalisht ose janë arrestuar, ndërsa 19 automjete janë sekuestruar me karrotrec.
Policia Rrugore apelon te drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit, duke nënvizuar se kjo kontribuon në parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

