25 familje ish-të përndjekurish kanë mbetur në qiell të hapur

Të lënë në mëshirë të fatit, rreth 25 familje ish-të përndjekurish kanë mbetur në qiell të hapur në Golem, kjo pasi çatia e ish-kabinave të plazhit ku ata jetojnë është rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Kanë qenë banorët ata që kanë reaguar duke u shprehur se kanë ngelur në mëshirë të fatit edhe pse i kanë bërë kërkesë Bashkisë së Kavajës, ndërsa ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kemi shpëtuar për mrekulli, shtëpitë janë të amortizuara. Bashkia na strehoi para 25 vitesh në këto kabina dhe nuk po na jep një zgjidhje. Na kanë lënë në mëshirë të fatit. Ku do flemë sot?”, thonë banorët. Nga ana tjetër ata pohuan se ndihen të përndjekur edhe në demokraci.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Banesat për ish të përndjekurit i morën vetë. Të përndjekur në sistemin komunist dhe në demokraci”, pohuan banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

whatsapp-image-2016-08-29-at-11-51-57_1472471571-7473148

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?