25 prilli, shoqja e dikurshme e fakultetit i bashkohet Jorida Tabakut

Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku ka rigjetur mikeshën e dikurshme të fakultetit ekonomik, Anduena Qefalinë, e cila tashmë i është bashkuar sfidës së saj për fitore më 25 prill. Tabaku publikoi një fotografi me zonjën Qefalia, për të cilën shkroi

”Kënaqësi që pas kaq shumë kohësh të kisha një foto me Anduena Qefalia. Fotoja e fundit mes nesh daton në kohën kur ndiqnim bashkë studimet në fakultetin e Ekonomisë. Kënaqësia është më e madhe kur sot jemi bashkë në sfidën për një Shqipëri më të mirë, për një grua më të fortë, një familje më të shëndetshme dhe një Shqipëri që fiton. Votoni PD! Voto numrin 9! Shqipëria fiton! Grua e fortë! Shqipëri e fortë”.

SHKARKO APP